LAJMI I FUNDIT:

Zanetti flet për shortin e Interit ndaj Eintrachtit në Ligën e Evropës dhe situatën e Icardit

Zanetti flet për shortin e Interit ndaj Eintrachtit në Ligën e Evropës dhe situatën e Icardit
Icardi dhe Zanetti (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Javier Zanetti ka folur për shotin e Ligës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit dhe situatës së sulmuesit Mauro Icardi.

Zanetti ka folur pas shortit të sotëm (e premte) duke cilësuar ekipin gjerman si kundërshtar të vështirë, teksa foli edhe për Icardin.

“Ekipet gjermane janë gjithmonë të vështirë për tu mposhtur, kështu që do të duhet të punojmë shumë për të kaluar”, ka thënë fillimisht Zanetti për Sky Sport Italia.


Hidhet shorti në Ligën e Evropës - Eintracht Frankfurt - Inter, ndeshja më interesante
Lexo po ashtu Hidhet shorti në Ligën e Evropës - Eintracht Frankfurt - Inter, ndeshja më interesante

“A jemi favoritë? Interi duhet gjithmonë të përpiqet të shkojë deri në fund të rrugës në çdo garë, ndërsa jemi në dijeni se ka ekipe të tjera të forta”.

“Ne do të përpiqemi, kushtet për të bërë mirë janë në vend. Interi është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit dhe jam i bindur se ne mund të arrijmë”.

“Mauro është një lojtar i rëndësishëm për ne”, shtoi legjenda e zikaltërve.

Icardi dhe Zanetti (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Ne shpresojmë ta kemi atë për këto ndeshje. Unë besoj se kur ka probleme në dhomat e veshjes, ju duhet t’i zgjidhni ato brenda vendit”.

“Ky grup mund të bëhet më i fortë dhe më i fortë. Dua që ne të krijojmë kushtet që të mund të vazhdojmë të fitojmë”.

Marotta: Së shpejti njoftim zyrtar për Godinin, Icardin po e presim, por askush nuk është mbi klubin
Lexo po ashtu Marotta: Së shpejti njoftim zyrtar për Godinin, Icardin po e presim, por askush nuk është mbi klubin

“Më vjen keq për situatën që është ngritur, por përsëris: duhet të sqarohet me mendimin e parë që është e mira e ekipit”.

“Përsëri kapiten? Vendimi nuk është marrë lehtë, prandaj nuk mendoj se do të ndryshojë. Nuk kam biseduar me të ende”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori