Legjenda e Kilit, Ivan Zamorano, e ka lëvduar bashkëkombësin e tij, Arturo Vidal, të cilin e konsideron mesfushorin më të mirë defensiv në botë.

29-vjeçari ishte ndër lojtarët kryesorë të Juventusit para se të transferohej te Bayern Munich, ku menjëherë u bë futbollist me ndikim.


Dhe forma e tij ka tërhequr vëmendjen e dikur lojtarit të Interit dhe Real Madridit.

“Vidal është mesfushori më i mirë defensiv në botë. Jemi shumë krenarë me të. Ajo që ka bërë në Evropë është e jashtëzakonshme”.

“E ka fituar titullin e Serie A me Juventusin dhe tash titullin Bundesligas me Bayernin që në vitin e parë, është fantastike”.

“Ai është më i miri në botë në pozitën e tij dhe këtë mund ta shihni në secilën ndeshje që luan për Bayernin dhe Kilin”, ka deklaruar Zamorano për FourFourTwo. /Telegrafi/

telegrafi sport app