LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të ketë krizë politike nëse vendi nuk merr datë për bisedime

Zaev: Do të ketë krizë politike nëse vendi nuk merr datë për bisedime

Kryeministri Zoran Zaev, pret që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor. Ai tha se është optimist dhe se Evropa duhet ta rekomandojë atë dhe i ishe premtuar vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, ekziston mundësia që Maqedonia e Veriut të mos marrë datë e shumëpritur për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Siç tha Zaev për këtë nuk do të ishin shkaktare punët brenda vendit, por ngjarjet në rajon, para se gjithash në Shqipëri, e cila këtë radhë është në një pako me Maqedoninë.


“Për ne ka ambient pozitiv, për shkak të marrëveshjes së Prespës dhe se janë bërë reforma. Për fat të keq korrelacionet nuk janë të mira, për këtë ekziston debat. Mendoj për Shqipërinë, dhe çështja Kosovë-Serbi. Por besoj se nuk do të lejohet që pas 14 vjet kandidatë, dhe atë nga viti 2009 me rekomandime pozitive, përsëri të jemi të anuluar, kjo nuk është as në favor të BE-së”, deklaroi Zaev për emisionin “360 gradë”.

Sipas tij qershori është opsioni real që Maqedonia të marrë datë për bisedimet, në të kundërtën, thotë ai, vendi do të hyjë në krizë politike.

“Nëse kemi pengesë, ajo nuk do të vjen nga brenda. Nuk ka kryetar, kancelar, kryeministër që i vendos në pikëpyetje reformat tona. Për shkak të korrelacioneve me të gjitha vendet tjera, do të dihet se kur do të merret vendimi. Nëse nuk ka datë edhe në qershor as në korrik atëherë do të ballafaqohemi me krizë politike, sepse i kemi vendosur të gjitha kartat për integrimin tonë në BE. Këto janë pritjet e qytetarëve tanë, do të jetë problematike nëse nuk rekomandohet kjo”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori