LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Shallenberg: Austria pret vendim pozitiv nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut

Zaev-Shallenberg: Austria pret vendim pozitiv nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Aleksander Shallenberg, ministër federal për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim u shpreh mesazh i qartë nga Austria me mbështetje për zgjerimin e BE-së dhe për integrimet evropiane të vendit tonë. Gjithashtu u përcoll se ekziston konsensus i fuqishëm në Republikën e Austrisë për vendim pozitiv për RMV-në në Këshillin e BE-së në tetor.

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Austrisë në të gjitha proceset kyçe për zhvillimin demokratik të shtetit tonë dhe veçanërisht në avancimin e integrimeve euroatlantike.


“Vendimi pozitiv nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të BE-së më RMV- në, për institucionet dhe për qytetarët do të thotë vazhdimi i motivimit të fuqishëm që nëpërmjet vlerave evropiane të kontribuojmë në zhvillimin e shtetit tonë dhe rajonit. Marrëveshja e Prespës është shembull i rrallë nëpërmjet të cilit me dialog të sinqertë për çështje të ndjeshme arritëm në zgjidhjen e çështjes të hapur dypalëshe shumëvjeçare, reformat i zbatojmë në konsensus me opozitën, fuqimisht jemi të përcaktuar për sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit nëpërmjet shembujve konkret që ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë. RMV-ja është shembull i mirë se duke i zbatuar në vepër vlerat evropiane, rezultatet janë të pashmangshme” , tha Kryeministri Zaev.

Në takim u konstatua se mundësia të cilën RMV-ja e mori bashkë me Republikën e Bullgarisë të bashkë-udhëheqin në Procesin e Berlinit gjatë vitit të ardhshëm, është mesazh i fuqishëm për mbështetjen evropiane ndaj vendit tonë.

Kryeministri Zaev kumtoi se vendimi pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor, do ta përforcojë edhe besimin e vendeve tjera në rajon, kandidate për anëtarësim në BE, se reformat dhe zgjidhjet e çështjeve dypalëshe në mënyrë të qetë dhe me dialog, sjellin përfitime në aspiratat evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori