LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Personalisht, nuk jam mbështetës i orës policore

Zaev: Personalisht, nuk jam mbështetës i orës policore

I pyetur se si e komenton rritjen e rasteve të reja me COVID-19, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev theksoi se nuk mbështet një mbyllje të serishme të vendit, por që qeveria do të respektojë të gjitha sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Të gjithë sugjerimet e reja që do të vijnë nga Komisioni do t`i respektojmë, njëkohësisht, personalisht unë nuk jam mbështetësi i “LOCK DOWN”, nuk jam mbështetës i mbylljes, nuk jam mbështetës i orës policore, por jam mbështetës për gjithçka që do të mund ta ndalte përhapjen e infeksionit”, tha kryeministri Zaev duke shtuar se zgjidhje më e mirë do të ishte nëse të gjithë respektojmë masat aktuale kundër COVID-19.

Pwrndryshe, Maqedonia ka nis javën me rekord negativ të të infektuarve dhe për këtë paralajmërojnë masa restriktive, për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vend.


Komisioni për sëmundje infektive paralajmëron ndalimin e transportit publik, përgjysmimin e orarit të punës dhe masa tjera më të rrepta. /Telegrafi/