LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Modeli zgjedhor duhet të merret me konsensus

Zaev: Modeli zgjedhor duhet të merret me konsensus

Kryeministri Zoran Zaev thotë se si Qeveri dhe si parti janë të gatshëm për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe se për ata janë është e pranueshme edhe një njësi zgjedhor ose lista të hapura. Dy modelet, sipas kryeministrit nuk mund të kombinohen ndërsa për këtë duhet të merret vendim me konsensus.

“Shumë e rëndësishme është ndikimi i partive të vogla politike, për shkak se mund të ulemi në partitë më të mëdha dhe të dakordohemi diçka që në mënyrë absolute neglizhon partitë më të vogla, dhe kjo nuk është mirë. Partinë që e udhëheq unë është për modele që zhvillojnë demokracinë në vend. Për këtë shkak jemi për një njësi zgjedhore, dhe mund të mendojmë edhe për listat e hapura, përkatësisht do të të mbështesnim edhe lista të hapura”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Premtimi para zgjedhjeve, tha kryeministri Zaev, ka qenë për një njësi zgjedhore për shkak se në këtë mënyrë secila votë është e barabartë dhe se votat nuk humben.


“Kishte raste kur parti politike kishin 30.000 apo 40.000 vota dhe nuk fitonin asnjë deputet. Ne angazhohemi që këto vota të maksimalizohen nëpërmjet një njësi zgjedhore, edhe pse LSDM si parti më e madhe më së shumti do të humbiste, pastaj e dyta, e treta”, tha Zaev.

Sipas tij, me këtë fiton demokracia dhe qytetarët e Maqedonisë dhe se për atë është e pranueshme ose një njësi zgjedhore ose lista të hapura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kalo në kategori