Për të dëgjuar zërin e individit, për të marrë vendime me përfshirje të drejtpërdrejtë ose përfaqësues të qytetarëve, për të respektuar mendimin e të tjerëve, për të dëgjuar dhe pranuar kritika – kjo është demokracia, kështu kryeministri Zoran Zaev uroi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

“Demokracia ka vuajtur prej kohësh në Maqedoninë e Veriut. Liria, mendimi, gazetaria dhe vendimmarrja pa presion ishin të paimagjinueshme. Por ne luftuam së bashku, krijuam një shumicë përmes së cilës demokracia mposhti autokracinë. Le të jetë e përjetshme liria, përmes saj do të promovojmë demokracinë”, ka shkruar Zaev./Telegrafi/