Zaev: Jemi të gatshëm për një përcaktim gjeografik të emrit të Maqedonisë (Video)
Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, kanë mbajtur një konferencë shtypi pas publikimit të strategjisë së Komisionit Evropian (KE) për Ballkanin Perëndimor, ku mendohet që Maqedonia të nisë bisedimet për anëtarsim.
Zhbogar tha se BE-ja është dhuruesi më i madh i mjeteve financiare në rajon, kurse Ballkani Perëndimor, ashtu siç është sot, nuk është i gatshëm për anëtarësim, pasi që duhen shumë reforma, me një kusht që liderët të marrin veprime, që deri më 2025 disa prej tyre të bëhen anëtare të BE-së.
Ai theksoi se ka ardhur në qeveri që t’i shqyrtojnë gjashtë pikat e strategjisë, dhe të ndërmarrin masa për këto pika.
Zhbogar premtoi fonde për rritjen e cilësisë së arsimit, respektivisht të mësimdhënësve në të gjitha sferat arsimore në vend, duke shtuar se me padurim pret muajt në vijim për të zbatuar strategjinë e KE-së.
Zaev tha se lajm i mirë nga Brukseli erdhi. Maqedonia sot fitoi mirënjohje për përparim në zgjedhjen e saj strategjike. Sipas tij strategjia për zgjerim përmend që Maqedonia ka përparuar në rrugën evropiane, dhe se KE-ja është e gatshme të rekomandojë fillimin e bisedimeve.
Kryeministri sqaroi në bazë të përparimit real, shtetet mund të ecin përpara drejt bashkimit me shtetet që tashmë janë në bisedime, pra me Serbinë dhe Malin e Zi.
Për Zaevin, ky sukses është i të gjithëve që jetojnë në Maqedoni dhe jo vetëm i një personi. Ai u bëri thirrje të gjithëve, kryetarit të shtetit, dhe opozitës që të punohet drejt realizimit të reformave dhe anëtarësimit, duke shtuar se përfitimet do t’i gëzojnë qytetarët e Maqedonisë.
Zaev theksoi se para anëtarësimit na pret zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët, përndryshe nuk ka anëtarësim.
Në lidhje me emrin, Zaev shpalosi një detaj rreth çështjes së emrit, duke shtuar se Maqedonia është e gatshme për një marrëveshje me përcaktim gjeografik, për të zgjidhur çështjen e emrit.
Zaev konfirmoi se autostrada e koridorit 10 do të quhet Autostrada Miqësia, kurse aeroporti i Shkupit do të gjuhet “Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite