LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Jan Kop: Ambicie dhe plane premtuese për punë efikase të Qeverisë së re dhe përcaktime për sundim të së drejtës

Zaev-Jan Kop: Ambicie dhe plane premtuese për punë efikase të Qeverisë së re dhe përcaktime për sundim të së drejtës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së Holandës në vendin tonë.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u shprehën urime për formimin e Qeverisë së re në pajtim me afatet ligjore dhe kushtetuese. Me atë rast u konstatua se në fillim të funksionimit të Qeverisë, janë të dukshme ambiciet dhe planet për punë efikase të Qeverisë. Në takim, qëndron në kumtesë, u vlerësua se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë vlerë edhe për vendin tonë edhe për rajonin dhe se ekziston klimë relaksuese në vend për punë të përkushtuar në plan të brendshëm.

“Është i përbashkët qëndrimi se sferat, të cilave duhet t’iu kushtohet vëmendje e posaçme në periudhën në vijim janë sundimi i së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ku është bërë progres i madh në legjislaturë, e cila tani duhet tërësisht të implementohet”, ceket në kumtesë.


Kryeministri Zaev sqaroi se Qeveria është fuqimisht e përkushtuar në këto prioritete.

“Tani është koha për rezultate në planin e ekonomisë, sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Jemi të fokusuar të vendosim drejtësi funksionale, për luftë efikase me krimin dhe korrupsionin dje për zhvillim të ekonomisë. Pas zgjidhjes së çështjeve bilaterale me fqinjët, siç tregoi edhe takimi në Athinë, hapëm mundësi për bashkëpunim më intensiv ekonomik edhe në nivel rajonal, që do të sjellë benefite ekonomike për qytetarët e shteteve tona”, tha kryeministri Zaev.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për ndihmë dhe mbështetje nga Holanda në sferat e rëndësishme në procesin eurointegrues si dhe për intensifikim të bashkëpunimit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës në sferën e ekonomisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori