LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Më intereson se si Apeli e mori vendimin për Mijallkovin

Zaev: Më intereson se si Apeli e mori vendimin për Mijallkovin

Përveç opinionit, edhe kryeministri thotë që pret sqarim të hollësishëm nga Gjykata e Apelit-Shkup për shfuqizimin e aktvendimit me burg për Sasho Mijallkovin dhe Menduh Thaçin. Në mënyrë plotësuese, për Zaevin është i rëndësishëm arsyetimi sepse rasti “Titanik 2” ka të bëjë me votimin e dakorduar në KSHZ për zgjedhjet lokale të vitit 2013 ndërsa ka të bëjë me Strumicën ku ai ishte në garë për kryetar.

“Besoj që Apeli do të japë sqarim për vendimin, përse e kthejnë lëndën në rigjykim në Gjykatën penale. Dua të di, sidomos unë, sepse jam kandidati i atëhershëm për kryetar i Strumicës dhe për lëndë nga viti 2013, ku isha kandidat dhe duhej të vrapojmë për raundin e dytë dhe të tretë, për shkak të këtyre vendimeve që u morën. Dua të di si person, si kandidat dhe si kryeministër. Më intereson shumë si janë marrë vendimet, ashtu siç u intereson qytetarëve”, deklaroi Zoran Zaev.

OBRM-PDUKM-ja ndjek epilogët përfundimtar rreth lëndëve gjyqësore që janë aktuale dhe të rëndësishme për opinionin. Direkt nuk e përmendën Sasho Mijallkovin, ish zyrtar i lartë dhe anëtar i përjashtuar nga OBRM-PDUKM.


“Më 12 prill do të kemi zgjedhje dhe do të vijojë një pjesë, ku në pjesën më të madhe si qeveri e re e Republikës së Maqedonisë do të fokusohemi me të drejtën dhe drejtësinë. Do të revidohen shumë raste të cilat thjesht ngjallin dyshim në opinion, në drejtim të sistemit gjyqësor dhe juridik”, tha Naum Stoillkovski nga OBRM-PDUKM.

Apeli dje njoftoi që aktvendimi i Gjykatës Penale për rastin “Titanik 2” është shfuqizuar për të gjithë ndërsa gjykimi do të nis prej fillimit. Sipas gjykatës më të lartë, procedura është zhvilluar me lëshime, që ka çuar deri në vendim joligjor dhe jo të rregullt. Më 8 mars të këtij viti, në “Titanik” u dënuan Sasho Mijallkov me 3 vite, Menduh Thaçi me 3 vite e 2 muaj, Bedredin Ibraimi në 4 vite e 6 muaj ndërsa anëtarët e OBRM-PDUKM-së në KSHZ, Sasho Sërcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska u dënuan me nga tre vite burg./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=Q36dBngeo5I&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori