LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Guterres: Maqedonia e Veriut është sinonim i fitores në diplomaci dhe dialog

Zaev-Guterres: Maqedonia e Veriut është sinonim i fitores në diplomaci dhe dialog

Kryeministri Zoran Zaev bashkërisht me ministrin e Punëve të Jashtme, sot u takua me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, si pjesë e agjendës së delegacionit të Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

Në takim kryeministri Zaev vërtetoi angazhimin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në forcimin e rolit të KB-së në zgjidhjen e sfidave globale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në bisedë me sekretarin e Përgjithshëm Guterres, gjithashtu është theksuar se Maqedonia e Veriut në mënyrë të plotë e përkrah vizionin për zhvillim si dhe parandalim të konflikteve të dhunshme dhe terrorizmit, por edhe kërcënimet që vinë nga ndryshimet klimatike, emigrimin dhe krizën e emigrantëve.


Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Zaev ka falënderuar për përkrahjen e agjencive të KB-së në agjendën tonë në procesin e zbatimit të reformave në Maqedoninë e Veriut dhe e ka njoftuar sekretarin e Përgjithshëm për gjendjen aktual në vend dhe për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, ka vlerësuar Marrëveshjen e Prespës si sukses historik që hap mundësi për zhvillim të vendit, dhe se marrëveshja është hap i rëndësishëm për anëtarësimin në NATO dhe vendim pozitiv për marrjen e datës me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori