LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Gruevski, Ivanovi, Veljanoski, Çavkovi organizuan dhunën (Video)

Zaev: Gruevski, Ivanovi, Veljanoski, Çavkovi organizuan dhunën (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili mbrëmë u sulmua dhunshëm dhe u përgjak nga protestuesit e ”Për Maqedoni të Parbashkët” që u futën lehtësisht në Kuvendin e Maqdonisë, ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka folur rreth gjithë asaj çfarë ka ndodhur mbrëmë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me ovacione dhe brohoritje, Zaev dhe deputetët tjerë u pritën në zyrën e LSDM-së në Shkup. Pamja e tyre tregon qartë dhunën e ushtruar ndaj tyre.

”Të nderuar qytetarë dhe media. Bëmë hap të madh në proceset demokratike sipas shumicës së vullnetit të qytetarëve. Në periudhën që vazhdon, proceset do të vazhdojnë deri në formimin e qeverisë së re që e pret opinioni i brendshëm dhe i jashtëm. Porositim se qëndrojmë për demokraci në Maqedoni që sjell jetë të mirë për qytetarët dhe perspektivë euroatlantike për Maqedoninë. Dhuna e mbrëmshme nuk është vlerë demokratike.


Dhuna ndaj gazetarëve dhe deputetëve është nxitur nga Gruevski, Ivanovi, Veljanovski, Çavkovi dhe bashkëpunëtorët e tyre që pengojnë transferim të qeverisjes që sjell drejtësi dhe përgjegjësi. Ata janë të gashëm që për qëllime të tyre të sakrifikojnë popullin. Dhuna është rezultat i regjimit në rënie që bën dhunë ndaj Kushtetutës dhe demokratisë. Dhuna mbrëmë ishte test për Maqedoninë dhe qytetarët. Në periudhën që vjen duhet të tregojmë sa të mençur jemi si njerëz dhe si shtet. Nuk duhet të biem në provokime që kanë për qëllim ndarje dhe izolim të Maqedonisë, prandaj u thërras të gjithëve të jeni të qetë.

Të punësuarit në institucione ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe të veprojnë sipas përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese. Në zgjedhje, shumica vendosëm për ndryshime, e bëmë hapin e parë për realizimin e hapave të duhur tjerë. Jemi së bashku, qytetarët, SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja. Te ne shohin stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e Maqedonisë dhe rajonit. Bëhuni pjesë e të ardhmes së vendit”, deklaroi Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori