LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Gjatë aktit të votimit do ta kuptojmë se a kemi shumicën për ndryshimet kushtetuese (Video)

Zaev: Gjatë aktit të votimit do ta kuptojmë se a kemi shumicën për ndryshimet kushtetuese (Video)

Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi sot se ende po punon në atë që të siguron 2/3 e shumicës për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha ai debati do të filloj më 9 janar, ku edhe pse është paraparë që të zgjasë dhjetë ditë, ai pret që debati të zgjasë dy ose tri ditë, sepse do të jetë i bojkotuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Zaev tha se kërkon qasje serioze nga liderët e Besës dhe Aleancës për Shqiptarë.


“Numrin e saktë të deputetëve do ta dimë gjatë aktit të votimit, e cila do të jetë si rezultat i debateve, rezultat i kënaqësisë së deputetëve. Do të bëjë gjithçka deri në momentin e fundit që të sigurohen 2/3 e deputetëve. Këtë do ta them në publik në momentin e votimit. Jam optimist para se gjithash për përgjegjësinë që mbajnë të gjithë deputetët, por edhe nga pushteti ekzekutiv se kemi mundësinë e shkëlqyer që ta mbarojmë këtë proces. Vazhdojnë bisedimet me të gjithë. Do të takohem me Kasamin e Besës ku do të bisedoj për gjithçka që mendon ai se duhet. Më vjen mirë që Besa dhe Aleanca për Shqiptarët e Selës janë mbështetësit e proceseve integruese. Nga ata pres seriozitet dhe përgjegjësi siç kam unë”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori