LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Gjorçev replikojnë njëri tjetrin në Kuvend rreth procesit euro-integrues të vendit

Zaev dhe Gjorçev replikojnë njëri tjetrin në Kuvend rreth procesit euro-integrues të vendit

Debati kuvendar për zgjedhjen e ministrave të rinj sot pasdite vazhdoi me akuza mes pushtetit dhe opozitës, kurse këtë herë tema kryesore ishin investimet kapitale, investimet e huaja, euro-integrimet dhe vetëqeverisjet lokale.

Vladimir Gjorçev nga OBRM-PDUKM në fjalimin e tij tha se nuk do të votojë asnjë nga kandidatët e propozuar për ministra për shkak se kryeministri Zoran Zaev, siç tha Gjorçev, asgjë nuk ka realizuar nga Programi ‘Për jetë në Maqedoni’. Sipas tij, pushteti ka investimet më të ulëta kapitale, ndërsa këtë për këtë vit janë 13 për qind, që është përqindja më e ulët në 50 vitet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për pesë muajt e para të këtij viti keni realizim të investimeve kapitale prej 13 për qind që është përqindja më e dobët në historinë e Maqedonisë”, tha Gjorçev.


Ai foli edhe për premtimin për nisjen e bisedimeve me BE-në duke e pyetur kryeministrin Zaev nëse do të jep dorëheqje në qoftë se nuk ka datë për bisedime deri në dhjetor të këtij vitit.

Zaev i replikoi se gënjshtra është tipar i partisë së tij që, siç tha Zaev, e shkatërroi shtetin dhe e ka kthyer në të kaluarën dhe se s’ka të drejtë të flasë për BE-në dhe për sukseset e kësaj Qeverie.

Sipas Zaev dhjetori është afër për nisjen e bisedimeve dhe se do të nisen të hapen kapitujt me BE-në dhe më në fund do të anëtarësohemi në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori