LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Buxheti i vitit 2022 parasheh pagesën në kohë të pagave, pensioneve dhe subvencioneve

Zaev: Buxheti i vitit 2022 parasheh pagesën në kohë të pagave, pensioneve dhe subvencioneve

Projektbuxheti për vitin 2022 pasqyron financiarisht prioritetet për të cilat do të punojë Qeveria gjatë vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

“Buxheti parasheh pagesën me kohë të pagave, pensioneve, përfitimeve sociale, subvencioneve, si dhe realizimin e investimeve kapitale, të cilat për vitin 2022 janë planifikuar në nivelin më të lartë historik prej 37.8 miliardë denarë dhe janë më të larta se deficiti buxhetor.

Objektivat kryesore të buxhetit për vitin 2022 janë:


Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e përshpejtuar;

Qëndrueshmëria fiskale;

Ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve;

Mbështetje për reformat institucionale dhe integrimin evropian.

Karakteristikë e këtij Buxheti është se paratë e qytetarëve do të përdoren aty ku japin efektet më të mëdha në arritjen e synimeve për cilësi më të lartë të jetës. Prandaj është e rëndësishme që Buxheti për vitin 2022 të miratohet brenda afatit të përcaktuar me ligj, në mënyrë që të financohen pa probleme funksionet e shtetit”, shkruan Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori