LAJMI I FUNDIT:

Zacoe modifikon Ferrari 488 GTB që prodhon 661 kuaj-fuqi

Zacoe modifikon Ferrari 488 GTB që prodhon 661 kuaj-fuqi

Ferrari prezantoi modelin 488 GTB qysh në vitin 2015 e më pas edhe pasuesin F8 Tributo në vitin 2019.

Por kjo nuk e ndaloi kompaninë kineze Zacoe që merret me modifikimin e veturave – që të ketë gisht në karrocerinë e re të karbonit që e ka punuar për këtë model.

Si inspirim për karrocerinë e re ka shërbyer Ferrari 488 GTB. E numri i veturave të modifikuara është kufizuar në vetëm pesë sosh, transmeton Telegrafi.


Ajo ka pësuar ndryshime pothuajse në çdo pjesë, kurse nën kapak ka motor 3.9 litërsh V8 twin-turbo që prodhon 661 kuaj-fuqi.

E në Zacoe kanë bërë të ditur se ky projekt është realizuar për të festuar 75-vjetorin e Ferrarit, kurse çmimi i kësaj veture sportive akoma nuk dihet. /Telegrafi/