Zach LaVine me paraqitje fantastike, Kings i japin fund serisë negative ndaj Heat

Sacramento Kings i dhanë fund serisë negative prej katër humbjesh radhazi, duke mposhtur Miami Heat jashtë fushe me rezultat 127:111.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe pas çerekut të parë kishin epërsi prej tre pikësh. Në pjesën e dytë të lojës ata rritën ritmin dhe shkuan në pushim me avantazh të qartë, 72:55.
Miami nuk arriti të reagojë as pas pushimit – diferenca vazhdoi të rritej dhe përpara çerekut të fundit Kings kishin krijuar një epërsi prej 23 pikësh. Në fund, vendasit vetëm sa e zbutën disi humbjen, pavarësisht se ishin favoritë në letër.
Zach LaVine ishte i jashtëzakonshëm për Sacramenton, duke realizuar 42 pikë dhe duke qenë lojtari kyç i fitores. Për Miamin spikatën vetëm Jaime Jaquez Jr. me 27 pikë dhe Simone Fontecchio me 20 pikë.
Aktualisht, Miami renditet i shtati në Konferencën Lindore me bilanc 14-10, ndërsa Sacramento mban pozitën e 13-të në Perëndim me bilanc 6-17./Telegrafi/
Rezultatet:
Dallas – Houston 122:109
- YouTube www.youtube.com
Minnesota – LA Clippers 109:106
- YouTube www.youtube.com
Miami – Sacramento 111:127
- YouTube www.youtube.com
Detroit – Milwaukee 124:112
- YouTube www.youtube.com
Cleveland – Golden State 94:99
- YouTube www.youtube.com
Washington – Atlanta 116:131
Brooklyn – New Orleans 119:101




































