LAJMI I FUNDIT:

Z Mobile Prishtina: Urime Kupa e Kosovës, kryeqytetit ia shtuam edhe një trofe

Z Mobile Prishtina: Urime Kupa e Kosovës, kryeqytetit ia shtuam edhe një trofe

Një tjetër finale dhe një tjetër trofe i fituar. Klubi basketbollistik nga Prishtina mori edhe një Kupë të Kosovës në sirtarin e vet.

Në një atmosferë mahnitëse në palestrën “Mizahir Isma”, Z Mobile Prishtina triumfoi me epërsi të lartë kundër nikoqirit Rahovecit (96-60).


Dhe kështu, kryeqytetasit e fituan për të katërtën herë radhazi Kupën e Kosovës, derisa mbajnë rekordin me më së shumti kupa të fituara.

Këtë sukses, klubi e ka ndarë me qytetarët e Prishtinës e në veçanti me tifozët që e mbështesin gjithmonë – Plisat.

Z Mobile Prishtina triumfon ndaj Rahovecit dhe fiton një tjetër trofe të Kupës së Kosovës
Lexo po ashtu Z Mobile Prishtina triumfon ndaj Rahovecit dhe fiton një tjetër trofe të Kupës së Kosovës

“Kryeqytetit ia shtuam edhe një Kupë. Urime Prishtinë Kupa e Kosovës 2019! Faleminderit Plisa, sepse ju jeni krenaria e kryeqytetit”, shkruan në postimin e bardhekaltërve në Facebook që është shoqëruar me fotografi nga momenti i festës.

Për të arritur në finale, Z Mobile Prishtina fitoi kundër Golden Eagle Yllit (83-77), derisa Rahoveci u tregua më i fortë se Ponte Prizrenin (84-77).

Vlen të theksohet se klubi kryeqytetas është pakonkurrencë edhe në garën për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi është lider i pakontestueshëm, meqë nga 19 ndeshje i ka regjistruar 19 fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori