Bashkëpunëtorja shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, Ivana Stradner ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara veçaërisht për Kosovën.
“Me sa duket, shenja ‘Z’ nuk është e lidhur më vetëm me agresionin rus në Ukrainë. ‘Telegram’ rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, ka shkruar Strander, transmeton Telegrafi.
Apparently, the sign “Z” Isn’t anymore associated just with Russian aggression in Ukraine. 🇷🇺 Telegram now promotes a new slogan “Z for Kosovo.” pic.twitter.com/juD7k9sern
— Ivana Stradner (@ivanastradner) December 17, 2022
Stradner, në një intervistë për REL, gjatë javës, tha se situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus.
Ajo thotë se NATO-ja duhet të përdorë retorikën që do t’ia bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se “nuk është lodër”.
“Rusisë, për ta destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që t’i shtyjë tanket në Uashington ose Bruksel, por i mjafton që të krijojë vatra të reja, në mënyrë që pesha e përqendrimit të zhvendoset plotësisht në veprimet tjera. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën”, thotë Stradner.
Siç thekson ajo, “Rusisë i konvenon konflikti në Ballkan” dhe aty po zhvillon luftë hibride.
Stradner thotë se Rusia kurrë nuk ka investuar vetëm në një parti ose në një njeri dhe ngjashëm ka ndodhur edhe në Serbi.
Përshkallëzimi i konfliktit, sipas saj, është një nga strategjitë ushtarake të Rusisë, në mënyrë që veten ta vendosë si ndërmjetësues. Kjo po ndodh edhe në rastin e Kosovës, vlerëson Stradner.
“Rusia, si ndërmjetësuese, nuk do të jetë e pranueshme për Kosovën. Por, ajo dëshiron që të vendoset si ndërmjetësuese, që së bashku me Amerikën dhe Bashkimin Evropian, të provojë ta zgjidhë këtë konflikt, gjë që sigurisht se nuk do të ndodhë”.
Ajo thekson se i ashtuquajturi plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është i vështirë për Serbinë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta pranojë.
Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që nag koha e barrikadimit të serbëve.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se ka njerëz të armatosur.
Në anën tjetër, për ditën e nesërme, grupe të esktremit të djathtë serb, të lidhur ngusthë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kanë deklaruar se do të vijnë në Jarinë për ta “çliruar Jarinën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite