Prishtina po bëhet epiqendra e gastronomisë se rajonit me hapjen e YSABEL Society.

I vendosur në rooftop-in e hotelit Marriott në kryeqytet, YSABEL sjell një koncept unik i shtrirë në tre kate , me dy restorane luksoze një restorant italian në katin 22 dhe një restorant aziatik në katin 23 si dhe një rooftop bar me pamje mahnitese të Prishtines në katin 24, duke e ngritur standardin e përjetimit kulinar në nivelet më të larta ndërkombëtare.


Arkitektura e jashtëzakonshme e këtij projekti është realizuar nga kompania prestigjioze BAH Projects në Londër, studio që ka krijuar disa prej brendeve më ikonike botërore si: Annabel’s, Sexy Fish, Gaia, Harry’s Bar, The Wolseley City, Ivy Asia dhe shumë të tjera.

Menuja ekskluzive e YSABEL është krijuar nga shefi me famë botërore Paul Greening - ish Group Executive Chef për Novikov, Group Executive Chef i Aqua Kyoto në Londër, si dhe shef i Pier Restaurant në Sydney e shum vende te tjera edhe është i njohur për inovacionin dhe artin e tij në kuzhinë.

Pas këtij projekti inovativ qëndrojnë tre figura kyçe të gastronomisë moderne, të cilët me vizionin dhe përvojën e tyre po e vendosin Prishtinën në hartën ndërkombëtare.

- Dekorim Sahiti dhe Genc Gashi, emra që kanë lënë gjurmë të thella në skenën gastronomike të Kosovës se pasluftes me nje ndikim te thelle ne mënyrën e jetesës së kosovarëve gjë për të cilën Prishtina njihet edhe sot.

- si dhe Baton Berisha, i cili ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në Londër duke mbikëqyrur brendet më prestigjioze të industrisë, përfshirë: The Ivy Collection (Group), Caprice Holdings (me restorante ikonike si Scott’s dhe Sexy Fish në Londër e Miami), BacchanaliaLondër, Birley Group (me klubet ekskluzive si Annabel’s, George Club, Harry’s Bar), si dhe zinxhirin Bill’s Restaurants.

YSABEL, pritet të jetë më i miri në rajon dhe më gjerë.

Hapja epike dhe solemene pritet të ndodhë gjatë vjeshtës së këtij viti, duke e shndërruar kryeqytetin në adresën më të re të shijes, luksit dhe përjetimeve të paharrueshme.