Në vitin 1941, në fshatin Prapashticë të Kosovës ka ndodhur një nga ngjarjet më tragjikomike të historisë sonë, për të cilën nuk është folur kurrë (së paku jo e vërteta).
Atë vit – gjatë Luftës së Dytë Botërore – gjermanët dhe italianët u pritën si çlirimtarë nga shqiptarët e Kosovës që kishin problem mbijetesën e jo raportin e forcave mes Boshtit dhe Aleancës. Kosova veç ishte tokë e pushtuar, e shkelur dhe e nëpërkëmbur. Kështu, largimi i keqbërësve (pushtetit serb), thjeshtë e nënkuptonte lirinë. E, kjo liri solli shumë të mira, ndër të tjera hapjen e shkollave laike, administratën e re dhe xhandarmërinë shqiptare. Pra, ndodhi ajo që më vonë do të njihet këndej si “pasha ato tri ditë të Shipnisë”!
Ky realitet i ri në Kosovë – ku shqiptari më nuk ishte as rob e as qytetar i dorës së dytë – nuk u pëlqente serbëve. Prandaj, në fshatin Tullarë në kufi të Kosovës, inskenohet një plan dashakeq. Përmes serbit Radovan Shakiq, u thuhet trupave të pozicionuara gjermane se në fshatin Prapashticë (të premten, në xhami) do të mblidhen shqiptarët dhe komunistët për të bërë plane për një sulm kundër tyre. Në ndërkohë, shqiptarëve të Prapashticës u dërgohet mesazhi se serbët (errfija) do të shkojnë për t’i sulmuar. Gjermanët nisen e shqiptarët bëhen gati në kodrën Lisicë. Krisin luftimet nga të cilat vriten afro 20 ushtarë gjermanë, përfshirë një oficer me gradë majori. Shqiptarët e shkretë që nuk i njihnin uniformat ushtarake gjermane, mendonin se i shpëtuan banorët, derisa njëri nuk thotë: “Kuku, mos janë more këto (e)poletat e Hetës (Hitlerit)”?
Çka ndodhi pastaj?
Ndodhi një hakmarrje e ashpër gjermane, me likuidime të shumta në Prapashticë e në Keqekollë. Shumë banorë nga Nisheci e Braina u zunë robër lufte, e u dërguan në Gjermani. Krejt kjo… për shkak të yryshit!
Këtë histori, si nxënës, e kishte hulumtuar gazetari i shquar i ditores “Rilindja”, Tahir Neziri. Ai madje donte që këtë hulumtim ta bënte temë diplome të shkollës së mesme. Por, edhe pse i ri, hoqi dorë meqë në atë histori nuk kishte asgjë me çka do të mburrej shqiptari. Më vonë, nga të dhënat e tij frymëzohet një historian i joni (kontrovers), për ta plasuar si “zbulim” që thotë se pushka e parë komuniste antifashiste në ish-Jugosllavi krisi në Prapashticë të Kosovës, e jo nga Zhikica Jovanoviq Shpanaci në Bella Cërkvë të Serbisë (më 7 korrik 1941). Mirëpo, pas ngjarjeve të vitit 1981, as ky libër nuk u botua. Nga frika e nga interesi, hoqi dorë nga yryshi sensacional!?
Fjala yrysh e ka burimin nga fjala turke “yürüyüş”. Në shqip ka këto kuptime: vrull, turr, vrap i shpejtë dhe sulm i shpejtë mbi forcat e armikut. Të njëjtat kuptime i ka fjala “jurish” në serbokroatisht. Në doktrinën ushtarake të ish-Jugosllavisë, jurishnikët ishin ushtarët që bënin sulme të shpejta. Inxhinieri dhe oficeri që ka mbaruar studimet në Zagreb, Agim Haziri, thotë se po sipas asaj doktrine, sulmet (jurishet) duhej të bëheshin me plan meqë dënohej çdo veprim pa komandë. Por, çuditërisht, fjalia “mos merr yrysh” te shqiptarët ka kuptim tjetër, si: “ndalu se gabim je”, “po merr turr pa krye”… mos bëjë “sulm me plan”!?
Në rastin e mësipërm, yrysh bënë gjermanët e pastaj edhe shqiptarët. Por, nëse çdo gabim ka shpjegim në kohë lufte, e sidomos në një kohë kur shqiptari ishte i pashkolluar e pa asnjë infrastrukturë informimi e shtetërore, është i pakuptimtë yryshi sot kur Kosova është shtet, kur ka profesionistë të të gjitha fushave e madje ka edhe aleatë të fuqishëm. Aq më i pakuptimtë është projektimi i armikut (i errfijeve) që po i shtynë njerëzit të mendojnë me zemër e jo me tru, e të thellojnë deri në banalitet të rrezikshëm ndarjet në “ne të mirët” e “ata të këqijtë”.
Ai që merr yrysh, rëndom është i manipuluar e nuk mendon qartë! Agim Haziri ishte ushtar i UÇK-së; ka marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë, ndër të tjera në Koshare. Si oficer, me plan. E, kur është fjala te gazetari Tahir Neziri, duhet cekur se ai ka shumë kilometra të kaluara. Njeh njerëz, e i njeh rrethanat. Por, kur flet për karrierën e tij, shprehet se ndihet i lumtur që gjatë ngjarjeve të vështira të viteve ’80 të shekullit të kaluar, nuk ka pasë ambicie të sëmura karrieriste (si shumë të tjerë), për çka nuk ka marrë yrysh që të shkruajë – e as të botojë në “Rilindje” – komente politike që asnjë të mirë nuk do t’ia sillnin shqiptarit… as Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë