LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Po gjykohen deputetët që mbrojtën sovranitetin

Ymeri: Po gjykohen deputetët që mbrojtën sovranitetin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas lirimit nga burgu të Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se gjykimi është politik dhe nuk mund të jetë i drejtë.

Ymeri theksoi se Beqir Kalludra po i gjykon deputetët e Kuvendit të Republikës sepse këta e mbrojtën sovranitetin e territorin kësaj Republike.

Postimi i plotë i Ymerit:


“Albinit dhe Donikës, Kalludra ua ndërpreu paraburgimin e padrejtë e tërësisht të panevojshëm.

Është shumë mirë që nuk do të mbahen më në burg. Por përndjekja ndaj tyre nuk ka përfunduar. Procesi ndaj Albinit, Donikës, Albulenës e Fatonit po vazhdon. Më 3 janar të vitit të ardhshëm do të shqiptohet vendimi i trupit gjykues ndaj tyre, i prirë nga Beqir Kalludra.

Ky gjykatës po i gjykon deputetët e Kuvendit të Republikës sepse këta ia mbrojtën sovranitetin e territorin kësaj Republike! Ia mbrojtën asaj kushtetutshmërinë të cilën synonte ta përmbys Vuçiqi përmes Thaçit e Mustafës. Praktikisht Kalludra po thotë se kushtetutshmëria e Republikës nuk është e rëndësishme – ankesat e disa prej eksponentëve të pushtetit që e ka kap shtetin janë ligji në Kosovë!

Gjykimi është politik. Kështu ai nuk mund të jetë i drejtë. Kur nuk është i drejtë është i padrejtë. E gjykata që shqipton padrejtësi nuk mund të jetë gjykatë.

Të mos harrojmë se e njëjta i dënoi Frashrin, Atdheun, Egzonin dhe Adean pa asnjë provë përmes një vendimi skandaloz gjyqësor. Pra kjo gjykatë e ky gjykatës e kanë dëshmuar tashmë se shqiptimin e padrejtësisë e kanë punë të zakonshme.

Deputetët duhen liruar menjëherë nga ky proces i padrejtë.

Aktivistët e dënuar duhen liruar menjëherë nga përndjekja që po u bëhet.

‘Padrejtësia kudo është kërcënim për drejtësinë çdokund’ Martin Luther King”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori