LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Liverpoolit që kërkoi largimin pas ardhjes së Slot, do t’i dhurohet mundësia të luajë titullar

Ylli i Liverpoolit që kërkoi largimin pas ardhjes së Slot, do t’i dhurohet mundësia të luajë titullar

Një lojtar i Liverpoolit i cili raportohej se dëshironte që të largohej nga klubi pas ardhjes së trajnerit të ri Arne Slot, mund t’i ipet mundësia që të luajë titullar të shtunën.

Slot iu bashkua Liverpoolit gjatë muajit qershor, duke zëvendësuar trajnerin legjendar Jurgen Klopp i cili u largua nga klubi pas nëntë viteve në ‘Anfield’.

Tekniku holandez ka pasur një ndikim të menjëhershëm tek Liverpooli, duke fituar katër nga pesë ndeshjet e tij të para me klubin e ri.


Përkundër suksesit të tij, Caoimhin Kelleher kishte thënë se dëshiron largimin nga klubi, ndërsa po i njëjti lojtar tani pritet që të ketë mundësinë të luajë titullar gjatë vikendit.

Para ndeshjes ndaj Bournemouth, Slot ka konfirmuar se Alisson Becker ka pësuar një lëndim i cili potencialisht mund ta lë brazilianin jashtë kësaj ndeshje.

“Alisson është ende në dyshim nëse mund të stërvis sot, kështu që të shohim nëse mund të stërvitet. Nëse nuk mundet, me shumë mundësi nuk do të luajë”.

“Ai ka një problem të vogël në njërin nga muskujt e tij dhe ne jemi në pikëpyetje nëse duhet të luajë apo jo”, ka thënë Slot.

Në rast se Alisson nuk ia del të jetë i gatshëm për këtë sfidë, atëherë Kelleher do të startonte në portë përkundër faktit që irlandezi ka shprehur dëshirën për largim nga Liverpooli pas blerjes së Giorgi Mamardashvilit.

Kelleher ka bërë 47 paraqitje për Liverpoolin dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e tyre në garat e tjera në Angli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Kalo në kategori