Ylli i Juventusit refuzon të paraqitet në stërvitje mes interesimit nga tri klube angleze

Ylli i Juventusit, Douglas Louiz, do të ndëshkohet pasi mungoi pa leje në stërvitjen e ‘Zonjës së Vjetër’.
Ylli brazilian nuk u paraqit në stërvitje të enjten, ndërsa raportohet se tre klube të Ligës premier janë shfaqur të interesuara për të.
Douglas Luiz, i cili më parë ka luajtur për Aston Villën, do të përballet me masa disiplinore nga klubi i tij, sipas The Athletic.
Luiz u transferua te Juventusi nga Villa në një marrëveshje prej 42 milionë eurosh verën e kaluar, por nuk arriti të bëhej pjesë e rregullt e skuadrës nën drejtimin e Thiago Mottas gjatë një sezoni të prekur nga dëmtimet.
Ai ishte lojtari i sezonit te Villa në 2022/2023, dhe më pas konfirmoi veten me 10 gola dhe po aq asistime në sezonin 2023/2024.
Aventura e tij në Itali mund të përfundojë së shpejti nëse raportimet për interesin e klubeve angleze për mesfushorin janë të sakta.
Gazetari Giovanni Albanese pretendon se West Ham, Everton dhe Liverpool kanë treguar interes për të gjatë verës.
Juventusi pritet të kërkojë rreth 35 milionë euro për lojtarin.
Në janar, Mail Sport raportoi se edhe Manchester City kishte konsideruar Luiz si opsion.
Luiz ishte pjesë e Manchester Cityt nga 2017 deri në 2019, por nuk luajti asnjë ndeshje për shkak të problemeve me lejen e punës./Telegrafi/





















































