Patrik Schick është lojtari kryesor i Çekisë, që do të zbarojë këto ditë në kryeqytet.

Ai shihet edhe si rreziku kryesor për “Dardanët” për duelin e së shtunës që fillon nga ora 15:00.


Sulmuesi që ka kaluar te RB Leipzig ka deklaruar se ekipi i tij kombëtar do të udhëtojë drejt Kosovës vetëm për fitore. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ndaj Malit të Zi.

GettyImages 697325110 Patrik Schick . (Photo by Adam Nurkiewicz/Getty Images)

“Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, do të jemi shumë afër për ta siguruar vendin e dytë”.

“Ne do të përgatitemi për ta dhënë më të mirën nga vetja. Ne nuk do ta nënvlerësojmë askënd”.

“Gjashtë pikë nga këto dy ndeshje (ndaj Kosovës e Malit të Zi) janë synimi ynë”, ka thënë Schick për faqen zyrtare të Kombëtares së Republikës Çeke.

GettyImages 697300702 Schick në aksion me Çekinë . (Photo by Adam Nurkiewicz/Getty Images)

Schick kishte shënuar në të dy ndeshjet, ndaj Bullgarisë (2-1) dhe Malit të Zi (3:0). Ai ka tri gola në këto eliminatore. /Telegrafi/

telegrafi sport app