Ylli i Benficas dëshiron ribashkimin me Arne Slot tek Liverpooli

Orkun Kokcu i Benficas dëshiron të transferohet në Angli për t’u bashkuar me Arne Slot te Liverpool, pavarësisht interesimit nga klubet turke. Sipas A Bola, fituesi i titullit në Eredivisie për sezonin 2022/2023 dëshiron të ribashkohet me trajnerin e tij të mëparshëm te Feyenoord, Arne Slot, tani në drejtimin e Liverpoolit. Mesfushori turk raportohet se nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Benficas, Bruno Lage, dhe dëshiron të largohet nga klubi portugez. Ai është në dijeni të interesimit nga Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas, por beson se një rikthim në Turqi në këtë fazë të karrierës do të dëmtonte zhvillimin e tij profesional.

Kjo shkaktoi një përplasje verbale mes tyre në vijën anësore, ku të dy u panë duke treguar gishtin ndaj njëri-tjetrit. Ky incident ka nxitur spekulime se Kokcu tashmë dëshiron të largohet nga klubi. Megjithëse është i lidhur me kontratë me Benficën deri më 30 qershor 2028, dhe ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, mesfushori 24-vjeçar është i prirur të kërkojë një kalim në ‘Anfield’, ku ka pasur sukses më parë nën drejtimin e Slot./Telegrafi/


















































