E ardhmja e Patrik Schick te Bayer Leverkusen është vënë në pikëpyetje, pasi agjenti i tij konfirmoi se sulmuesi do të dëshironte t’i bashkohej Milanit. 

Agjenti i Schick, Pavel Kuka, dha disa informacione interesante rreth së ardhmes së klientit të tij dhe hodhi një ‘bombë’ duke zbuluar se lojtari do të dëshironte të rikthehej në Itali për të nënshkruar me Milan. 


Kuka i bëri thirrje gjigantëve të Serie A që të realizojnë një goditje duke transferuar Schick, duke shtuar se vlera aktuale e sulmuesit është lehtësisht e përballueshme për klubin italian. 

Që nga transferimi i tij te Leverkusen në vitin 2020, sulmuesi i përfaqësueses së Çekisë ka ndërtuar një reputacion si golashënues i sigurt, duke realizuar 81 gola në 168 ndeshje. 

Për më tepër, ai nuk është i panjohur për kampionatin italian, pasi ka kaluar gjysmën e një sezoni te Sampdoria dhe dy vite me Romën. 

“Patrik ka ende dy vite kontratë me Leverkusen. Do të shohim çfarë ndodh në të ardhmen. Edhe pse gjithçka është e mundur. Personalisht, mendoj se është e vështirë të largohet këtë verë, sepse Leverkusen tashmë ka shitur shumë lojtarë”.  

“Nga pikëpamja sportive, do të ishte një goditje e rëndë nëse, përveç lojtarëve që tashmë janë larguar, klubi do të shiste edhe një nga lojtarët më të fortë që kanë mbetur në skuadër, siç është Schick”. 

“Atij i pëlqen ideja për të kaluar te Milani, pa marrë parasysh se kur. Dhe për Rossonerët, të kenë një lojtar si Patrik Schick i tanishëm, do të ishte një goditje e madhe”. 

“Për një lojtar me cilësi të pamohueshme si ai, çmimi nuk është i lartë. A mund ta përballojë Milani? Mendoj se po”, përfundoi Kuka./Telegrafi/

telegrafi sport app