Arsenali fitoi ndaj Bournemouthit me rezultat 3-1.

Kjo ishte fitorja e parë pas dy barazimeve dhe kështu Topçinjtë kanë vetëm tre pikë nga Chelsea që është lider.


Pas ndeshjes Aaron Ramsey ka befasuar të gjithë tifozët, e gjitha kjo pasi ai ka qëndruar në Emirates dhe ka vazhduar të stërvitet.

Vlen të theksohet se mesfushori 25-vjeçar në fitoren ndaj Bournemouthit luajti vetëm nga minuta e 75-të.

Ky gjest nga Ramsey është komentuar shumë nga tifozët në rrjetet sociale dhe natyrisht që është pritur mirë. /Telegrafi/

Ramsey i ndihmuar nga një trajner i stafit teknik të Arsenalit.

telegrafi sport app