Yll Limani sjell këngën e re "Leje"

Këngëtari i njohur, Ylla Limani, ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor.
"Leje" mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e lehtë nën ritmet e zhanrit RnB.
Muzika është punuar nga Fatjon Miftari në bashkëpunim me Yllin, i cili njashtu ka shkruar edhe tekstin.

Kënga është publikuar pa videoklip, vetëm me animacione dhe tekst duke sjell kështu diçka më ndryshe se në herët e tjera.
Ylli përndryshe është i njohur për baladat e tilla dhe këngët e qeta, ndaj "Leje" duket të jetë pikërisht një nga ato këngët tipike të tij, që do të godasë në veshin e fansave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/11/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































