Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është shumë i pëlqyer për këngët e tij të shumta dhe paraqitjet nëpër koncerte.

Ai vazhdon të jetë aktive dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.


Së fundmi, këngëtari i hitit "Ldhoja Zanin" vendosi që të ngacmojë imagjinatën e ndjekësve të tij në rrjetin social Instagram, duke publikuar disa fotografi për festën e Shën Valentinit.

ylllimani 330597358 509167338045251 4746646054640754320 n

Ai pozoi i veshur me rroba klasike, një palë pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë elegante - gjersa shkruante në mbishkrimin e tyre "A t'i propozoj sonte apo jo?".

Kjo ka vënë në pikëpyetje shumë prej fansave të tij, të cilët kanë shfrytëzuar hapësirën për komente për ta pyetur nëse ka apo jo diçka të re në jetën e tij private.

ylllimani 330797820 133854289332283 7662473300521416577 n

Megjithatë vet Ylli nuk është ka treguar në gjithë këto vite se ka apo jo një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën. /Telegrafi/

ylllimani 330857158 216098877491152 710098319199927681 n

ylllimani 330588599 206526655246647 6268250526585985014 n Foto: Yll Limani/Instagram

ylllimani 330870833 710795220748138 9093317830857359683 n Foto: Yll Limani/Instagram