Duket sikur në fakt njerëz të caktuar, vetëm pse janë të famshëm nuk janë kurrë të arritshëm apo aq më pak për t'u bërë partner në jetë.

Diçka e tillë ndodh rëndomë edhe në shoqërinë tone dhe kudo në botë. "E ku do të mi hidhte sytë ai/ajo mua?" - është një fjali e zakonshme kur në fakt nuk je personazh publik dhe ushqen ndenja platonike për dikë që e njeh e gjithë bota.


Mirëpo, koha ka provuar se gjithçka që ndodh, ndodh për shkak të dashurisë dhe nëse dashuria ka të bëjë me një të famshëm, sigurisht që është e mundur të ndodhë nëse rrethanat vijnë të tilla.

Më poshtë, Albeu sjell janë disa raste kur njerëz të famshëm janë martuar me fansat e tyre.

Adam Sandler

AdamSandler gruaja (Foto: Getty Images)

Aktori komik e njohu bashkëshorten e tij, Jackie, falë miqve të përbashkët. Pasi u njohën, ai e ka bërë pjesë të disa prej filmave të tij.

Tom Cruise

TomCruise KatieHolmes (Foto: Getty Images)

Tom Cruise dhe Katie Holmes ka qenë ndër dyshet që i kanë bërë të ëndërrojnë shumë njerëz për historinë e tyre. Në të vërtetë, qëkur ka qenë e vogël, Katie ka qenë e çmendur pas aktorit.

Patrick Dempsey

PatrickDempsey JillianFink (Foto: Getty Images)

Parukierja Jillian Fink ka qenë gjithnjë një fanse e madhe e aktorit. Ka qenë pikërisht një prerje flokësh shkak i lidhjes dhe dashurisë së fortë mes të dyve.

Nicolas Cage

NicolasCageAliceKim (Foto: Getty Images)

Alice Kim ka qenë një kameriere dhe ndjekëse e rregullt e filmave të Nicolas Cage. Aktori u dashurua pas saj kur po drekonte në restorantin ku ajo punonte, për t’u martuar disa muaj më pas.

Anne Hathaway

AnnaHathaway (Foto: Getty Images)

Ajo e njohu Adam Schulmanin, adhuruesin e saj, falë miqve të përbashkët. Katër vjet më pas…, u martuan!