Duket sikur koha për disa ecën shpejt, teksa për disa të tjerë stopon.
Kjo ndodh edhe me yjet e famshëm, të cilët edhe pse në një moshë, shpesh duken ndryshe nga njëri-tjetrit sikur të kishin vite diferencë në moshë.
The Sun ka publikuar së fundmi një listë me disa çifte aktorësh që janë një shembull i tillë.
Shembulli ideal është ai i aktorëve Quentin Tarantino dhe Brad Pitt, të cilët askush nuk do e besonte se janë një moshë.
Brad duket ende si djalë i ri, dhe jo si një 54 vjeçar, ashtu siç duket kolegu i tij, Quentin Tarantino. /Telegrafi/