jessica chastain oscars 201(1)


Jessica Chastain
Çka mund të themi për këtë leshkuqe simpatike, përpos që, natën e ndarjes së çmimeve "Oscar", thjesht shkëlqente? Flokët e saj të ndara në dy pjesë, si dhe dredhat shkëlqyese, janë meritë e stilistit të saj, Renato Campora.

162541974

Charlize Theron

Flokët e saj nuk janë të gjata, por kjo nuk e pengoi stilistin e saj, Enzo Angileri, që t'i përdorë tri produkte të ndryshme për ta arritur atë që ai e quan pamje të sofistikuar, megjithatë djaloshare. Grimi ishte në minimum.

salmahayek

Salma Hayek

Salma nuk na pëlqen vetëm si aktore, por edhe si ikonë e modës. Në këtë rast, ajo kishte sjellë tërë dramën e syve "smokey" (vepër e artistit të grimit, Jo Stretell), derisa stili i flokëve të saj ishte klasik.

kerry washington oscars h72

Kerry Washington

Artistja e grimit, Carola Gonzales, e cila u përkujdes për pamjen e Kerryt, thotë se është munduar që grimin ta përshtatë me veshjen, por edhe me flokët e aktores. Flokët si mëndafshi përshtateshin shumë mirë me grimin e matur të saj.

kriosten

Kristen Stewart

"Ky është një version glamuroz i Kristenit", thotë stilisti i cili u përkujdes për pamjen e flokëve të aktores. E, artisti i grimit, Beau Nelson, u përkujdes që ajo të kishte buzë dhe faqe të trëndafilta.

zoesaldanddfda

Zoe Saldana

"Fustani ishte shumë modern dhe unë doja që ta krijoja një pamje të thjeshtë të flokëve te Saldanës", thotë artistja e grimit, Mara Roszak, e cila i kishte dhuruar aktores dredha tepër të lehta. Artistja e grimit, Vera Steimberg, po ashtu ishte frymëzuar nga fustani unik i aktores, prandaj ishte përcaktuar për një efekt të butë të syve, "smokey". /Telegrafi/