Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Dhunë, organizata jo qeveritare Youth Initiative for Human Rights (YIHR) ka organizuar aksionin “Dera e Pritjes”, përmes të cilit i bënë thirrje institucioneve që urgjentisht të merren me zbardhjen e fatit të 1616 personave të zhdukur me dhunë.
Aktivisti i organizatës YIHR, Visar Kukaqi derisa theksoi se institucionet kanë dështuar të bëjnë punën e tyre për 24 vjet, tha se kërkojnë nga institucionet që të kenë prioritet zbulimin e së vërtetës si dhe të sigurojnë përgjegjësi për autorët e krimit.
“Nuk duhet të kemi nevojë t’u kujtojmë institucioneve tona se zbardhja e fatit të të zhdukurve nuk pret as 24 sekonda, se le më 24 vite… U bëjmë thirrje me vendosmëri institucioneve tona që të njohin urgjencën e trajtimit të kësaj çështjeje si një komponent themelor të procesit të ballafaqimit me të kaluarën. Ne i kërkojmë atyre që të kenë prioritet zbulimin e së vërtetës, t’u japin ngushëllim familjeve të tyre dhe të sigurojnë përgjegjësi për autorët e krimit”, u shpreh Kukaqi.
Kukaqi, potencoi se dera e vendosur në shesh simbolizon agoni, trishtim dhe pikëllim, duke shtuar se kjo derë mishëron pritjen e stërzgjatur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve më dhunë.
“Kjo është dera e pritjes, që sot e kemi këtu në shesh, por çdo ditë gjendet rreth e rreth Kosovës, në shtëpitë e familjarëve të të zhdukurve , të cilët ende nuk kanë qetësi të shpirtit e pushim të mendjes, të cilët janë dëshmitarë të një zhgënjimi epokal nga institucionet tona që kanë dështuar të bëjnë punën e tyre plot 1616 herë për plot 24 vjet të gjata. Nuk mund të mendojmë për të ardhmen, për zhvillimin e Kosovës, për demokracinë për paqen, për bashkëjetesën kolektive pa ballafaqim të mirëfilltë me të kaluarën”, tha Kukaqi.
Tutje, aktivisti Kukaqi u shpreh se nuk do të ndalen derisa të vendoset drejtësia, të zbulohet e vërteta dhe të zbardhet fati i 1616 personave të zhdukur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës