LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi sjell Redmi Note 3

Xiaomi sjell Redmi Note 3

Xiaomi e ka planifikuar mbajtjen e një ngjarje të re për media më 24 nëntor, në të cilën pritet lansimi i një modeli të avancuar të telefonit mobil.

Më herët ishte thënë se do të bëhet lansimi i Redmi Note 2 Pro, mirëpo me sa duket fableti i ri i kompanisë kineze do të quhet Xiaomi Redmi Note 3.

Xiaomi tashmë i ka postuar disa fotografi të pajisjes në rrjetet sociale kineze, duke përmendur emrin e “Redmi Note 3” si dhe datën e lansimit të tij.

Sipas informacioneve të shumta, fableti i Xiaomi do të vijë me ekranin 5.5” në Full HD me MediaTek MT6795 Helio X10 me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.


Specifikat tjera përfshijnë edhe kamerën kryesore me 13MP, kamerën e përparme me 5MP si dhe baterinë me 4,000 mAh. (Telegrafi)