Kumbarët dhe biznesmenët kontrovers Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviç ishin sërish në qendër të vëmendjes së publikut. Së pari për shkak të përfshirjes në konfliktin e armatosur në veri të Kosovës, së dyti për shkak të kërcënimit të pretenduar për sigurinë e inspektorëve Slobodan Milenkoviq dhe Dushan Mitiq që zbuluan rastin “Jovanjica”.
Opinioni në Serbi për dy kumbarët dëgjoi histori të cilat depërtojnë thellë në krimin e organizuar, por presidenti i Serbisë mundi të lavdërojë Milan Radoiçiqin, duke e quajtur atë gardian të Serbisë në Kosovë dhe luftëtar kundër mizorisë së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Siç shkruan “Nova”, Vuçiq i qëndroi asaj narrative edhe kur foli për 24 shtatorin – ditën kur Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, organizoi dhe mbështeti më aspektin logjistik aksionin që u shndërrua në një konflikt të armatosur në Banjskë me katër të vrarë, përfshirë një polic të Kosovës dhe tre serbë nga veriu i Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Sundimtarët e Kosovës”, poligraf idhe BMW
Zvonko Veselinoviq është marrë në pyetje sepse dyshohet se ka urdhëruar dhe paguar për likuidimin e inspektorëve Slobodan Milenkoviq dhe Dushan Mitiq.
Zyrtarët policorë të Drejtorisë Policore për qytetin e Beogradit kanë intervistuar Zvonko Veselinoviqin në lidhje me pretendimin e Slobodan Milenkoviqit se Veselinoviqi ka urdhëruar dhe paguar për organizimin e vrasjes së tij, si dhe vrasjen e Dushan Mitiqit, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
“Gospodari Kosova” Milan Radoičić i Zvonko Veselinović na saslušanja dolaze BMW džipovima.. kumovi to rade tako.
POLIGRAF opet u igri.
Zvonko prošao danas za ugožavanje bezbednosti inspektora Milenkovića i Mitića, saznaje Informer.
Radoičić onomad kad je ubijen Oliver Ivanović. pic.twitter.com/cLhpQuBr8u— Ana Novakovic (@Ann_Novakovic) October 4, 2023
Veselinoviqi kaloi poligrafin.
Edhe kumbari i tij Milan Radoiçiq e kaloi të njëjtin poligraf disa vite më parë.
Ndërsa priste dërgesën e vaksinave në aeroport, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha atëherë se Radoiçiq kaloi një poligraf kur është fjala për përfshirjen e tij në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por kjo nuk është rasti për disa “tema të tjera” – pa specifikuar cilat.
Ajo që binte në sy ishte se “sundimtarët” jo formalë të Kosovës kryenin “detyrat e tyre qytetare” në xhipat BMW, transmeton Telegrafi.
Radoiçiq përfundoi në liri, ndërsa më parë ishte ndaluar dhe marrë në pyetje për rastin e Banjskës.
Me një veturë jo më pak të shtrenjtë ka mbërritur edhe Veselinoviqi para Stacionit Policor, natyrisht në cilësinë e qytetarit.
Nga Lista Srpska në listën e zezë
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq ishin të lidhur me vepra të ndryshme kriminale – nga trafiku i drogës, përmes përfshirjes në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, deri te nxjerrja e paligjshme e zhavorrit dhe nuk dihet nëse ata janë dënuar ndonjëherë.
Siç thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, ata akuzohen si drejtues të grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e Ivanoviqit.
Në nëntor 2018, Radoiçiq arriti t’i ikte policisë së Kosovës dhe të strehohej në Serbi, pas kësaj ndaj tij u lëshua një fletarrest vendor dhe ndërkombëtar.
Si nënkryetar i Listës Serbe, Radoiçiq ishte drejtpërdrejt i përfshirë në politikë, ndërsa Veselinoviq u përfol se financoi fushatën e SNS-së [partisë së Vuçiqit]. Aleksandar Vuçiq ka mohuar vazhdimisht se ka lidhje me të, duke thënë se ata nuk janë dëgjuar kurrë me njëri-tjetrin dhe se janë parë dy herë në Kosovë.
Veslinoviq dhe Radoiçiq nuk ishin të njohur për opinionin e gjerë, derisa u bë e ditur se ata ishin në listën e të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Në fund të vitit të kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj tyre, duke deklaruar se i përkasin rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker