Xhevdet Llumnica flet për titullin e fituar me Prishtinën, por edhe për çmimin si më i miri i vitit në Kosovë

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti, Xhevdet Llumnica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në këtë podcast, Llumnica flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për ditët si futbollist profesionit në Suedi.
Llumnica u ndal te kalimi në Prishtinë nga Drita, ku edhe e fitoi titullin e kampionit, me klubin më të madh në vend.

“Me Prishtinë e fituam titullin, por në vitin e parë kemi pas shumë problem. Atmosfera nuk ishte e mirë në klub, pasi erdhëm 7-8 lojtarë përnjëherë, dhe ekipi që u bë kampion ishte aty".
"Kurrë nuk e harroj një ndeshje në stërvitje, u ndamë në dy grupe, ata që ishin kampion andej, ne që erdhëm këndej. U desh me ndërpre ndeshjen. Pra viti i parë shkoi ashtu, dështuam. Në vitin tjetër erdh Ajet Shosholli trajner dhe na kthej në binar dhe e fituam titullin”, ka treguar Lluminca në Arenën e Yjeve.
Tutje sulmuesi i njohur ka folur edhe për momentin kur u zgjodh lojtari më i mirë në Kosovë. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com



















































