LAJMI I FUNDIT:

Xherdan Shaqiri shënon gol nga 18 metra dhe het-trik asistimesh në fitoren e thellë të Baselit

Xherdan Shaqiri shënon gol nga 18 metra dhe het-trik asistimesh në fitoren e thellë të Baselit

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren 6-0 të Baselit në udhëtim te Winterthur në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Zvicrës.

Pas vetëm tetë minutash, Baseli kaloi në epërsi me golin e Kevin, me Shaqirin që ishte në rolin e asistuesit.

Shaqiri asistoi për herë të dytë, por tani për Traoren, që realizoi për 2-0 në minutën e 25-të.



Në minutën e 33-të, ishte koha për Xherdanin që të shënonte gol, për rezultatin 3-0.

Me të nisur pjesa e dytë, Shaqiri kompletoi het-trikun e tij të asistimeve, kur Baro (48’) realizoi për 4-0. Baseli u ndihmua nga një auto-gol e realizuar prej Kapinos në minutën e 57-të.

Fitoren e Baselit e vulosi Soticke, që shënoi për 6-0 në minutën e 72-të.

Pas xhiros së 11-të, Baseli gjendet në vendin e 19-të, ndërsa Shaqiri deri më tani ka realizuar vetëm një gol dhe ka katër asistime. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori