Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Hajde Dalim”, një këngë me ritme të gjalla dhe me frymë verore.

Në videoklip, Xhensila shfaqet natyrale dhe elegante në bregdet, me flokët e lëshuara dhe një fustan të zi të thjeshtë, ndërsa këndon për ndjesinë e dashurisë dhe dëshirën për afërsi në verë.


Atmosfera e këngës është pozitive dhe e ngrohtë, duke sjellë një energji relaksuese e njëkohësisht joshëse.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja nuk nguron të paraqitet edhe në skena më të guximshme, ku shfaqet e shtrirë në shtrat, në poza provokuese, duke theksuar anën sensuale të saj – gjithmonë me stil dhe finesë.

Kjo balancë mes ëmbëlsisë dhe hijeshisë e bën videoklipin tërheqës dhe tërësisht në përputhje me tematikën e këngës.

“Hajde Dalim” është një kombinim i tingujve modernë me një tekst, i cili flet për ftesën e hapur për t’u larguar nga rutina dhe për të shijuar dashurinë dhe natyrën në verë. /Telegrafi/