Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj prej ditësh ka nisur pushimet në Amerikë bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Bes Kallaku dhe vajzën Ajka.

Duke vizatuar destinacione të ndryshme, këtë herë ajo ka sjell imazhe atraktive nga Bahamas.


Xhensila u shfaq mahnitëse e veshur në të bardha, dukje të cilën e përshtati me një çantë plazhi nga marka “Dior”.

xhensilamyrtezaj 275030883 843782557023160 8505841293828864148 n Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Për të kompletuar pamje me shumë stil, ajo vendosi aksesor, një kapele po ashtu të bardhë dhe makijazh të theksuar.

xhensilamyrtezaj 275100715 642538053488878 4274997089611903922 n Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

“Bardhësi”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve, ndërsa mori komplimente të shumta nga fansat.

xhensilamyrtezaj 275108523 375150390777487 3468019090590090480 n Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Ndërkohë, përveç pushimeve Xhensila dhe Besi do të jenë të angazhuar edhe me disa koncerte në qytetet të ndryshme të Amerikës.

Krahas kësaj, këngëtarja nga Shqipëria mbetet aktive edhe me projekte muzikore, kënga e fundit është “Mëkati jem”, në bashkëpunim me Majk dhe Getoar Selimin. /Telegrafi/