Xhensila Myrtezaj kritikohet nga fansat për përdorimin e 'photoshopit'

Konsiderohet të jetë njëra prej artisteve më të bukura shqiptare dhe jo më kot.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka mahnitur fansat me imazhet e reja që ka publikuar në rrjetet sociale, ndërsa u ka rënë në sy të gjithëve një detaj.
Përveç komenteve pozitive, 25-vjeçarja mori edhe kritika të shumta për përdorimin e 'photoshopit' në njërën prej imazheve.

Sido që të jetë, ajo duket mjaft bukur dhe atraktive në pothuajse çdo fotografi që hedh në Internet.
Këngëtarja në fjalë është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit "Sekreti im", në bashkëpunim me Pirro Çakon.

Ajo po ashtu është duke punuar në këngën e re, që pritet të prezantohet së shpejti para fansave të saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/07/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































