LAJMI I FUNDIT:

Xheneta kritikon rikthimin e Egli Takos në BBVA: Ka qenë dështim për të, po më imiton vazhdimisht

Xheneta kritikon rikthimin e Egli Takos në BBVA: Ka qenë dështim për të, po më imiton vazhdimisht

Në programin “E Diell” në Top Channel, disa ish-banorë dhe analistë u mblodhën për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të Big Brother VIP Albania.

Një nga temat më të nxehta të bisedës ishte rikthimi i Egli Takos në shtëpi, një vendim që ka shkaktuar shumë reagime brenda dhe jashtë formatit.

Xheneta, një nga ish-banorët e shtëpisë së BBVK, e cila po ashtu ishte e përfshirë në një marrëdhënie me Gjestin, pati një koment të fortë mbi këtë situatë, duke e cilësuar rikthimin e Eglit si një dështim për të.


Foto: Screenshot/YouTube

“Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të. Pastaj asaj i humb identiteti i saj sepse i përdor fjalët e mia, situatat që i kam pasur unë, ajo po më imiton tërë kohën. Dhe jo vetëm me atë situatë, por ka shumë situata të tjera. Unë çdo ditë të marr video në Instagram, mendoj që është e aftë të krijojë një identitet të vetin, një lojë për vete, ka mjaft argumente, është gocë e bukur e zgjuar, nuk e di pse është e nevojshme të më kopjojë mua”, u shpreh ajo.

Deklarata e Xhenetës ndezi debat mes opinionistëve dhe ndjekësve të formatit, duke ngritur pyetje mbi strategjinë e Eglit në lojë dhe nëse sjellja e saj është thjesht një rastësi apo një taktikë.

Rikthimi i ish-banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutueshme të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke ndikuar ndjeshëm në dinamikat dhe aleancat mes banorëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fero rikthehet në muzikë, publikon këngën

Fero rikthehet në muzikë, publikon këngën "A pe sheh"

Magazina
Loredana zbulon fjalët që i tha Jozi pas sherrit me Gjestin: Ishte shumë i ngarkuar

Loredana zbulon fjalët që i tha Jozi pas sherrit me Gjestin: Ishte shumë i ngarkuar

Magazina
Eneda Tarifa rrëfen se familja e saj ishte viktimë e skemave piramidale në vitin '97: Humbëm shuma të mëdha parash

Eneda Tarifa rrëfen se familja e saj ishte viktimë e skemave piramidale në vitin '97: Humbëm shuma të mëdha parash

Magazina
G Bani i kërkon falje Gjestit, i uron fitoren teksa publikon mesazhet me votat e dërguara për të

G Bani i kërkon falje Gjestit, i uron fitoren teksa publikon mesazhet me votat e dërguara për të

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti do të jetë i paharrueshëm

Zhaklin Lekatari: Gjesti do të jetë i paharrueshëm

Magazina
Të shtrirë bashkë në krevat dhe të mbuluar me jorgan, bëhet virale videoja e dy konkurrentëve të Ferma VIP

Të shtrirë bashkë në krevat dhe të mbuluar me jorgan, bëhet virale videoja e dy konkurrentëve të Ferma VIP

Magazina
Kalo në kategori