LAJMI I FUNDIT:

Xhamtoski: Zaev na premtoi se do të ndalojë punimet në xhaminë “Ali Pasha” në Ohër

Xhamtoski: Zaev na premtoi se do të ndalojë punimet në xhaminë “Ali Pasha” në Ohër

Nga Shoqata qytetare “Sovest” thonë se kanë marrë premtim nga Zoran Zaevi për ndërprerjen dhe monitorimin e të gjitha punimeve në xhaminë “Ali Pasha” në Ohër.

Tome Xhamtoski nga “Sovest” thotë se Zaev iu ka premtuar se do të kërkojë nga Ministria për Transport dhe Lidhje dhe Inspektorati Shtetëror për Ndërtim që të procedojnë menjëherë sipas të gjitha dokumenteve që i ka sjell Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe të ndalohen aktivitetet.

“Kryeministri na premtoi se do të bëjë atë që ne kërkojmë. Ai neve na tha se nëse është e nevojshme, xhamia Ali Pasha do të ruhet nga policia, me qëllim që të ndërpriten të gjitha punimet rreth saj”, tha Xhamtoski.


Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Ohrit, Kostadin Georgievski, pas takimit tha se do të procedojë në përputhje me ligjet, por në fushën e zgjidhjes së problemeve.

Ohër, ndalohet ndërtimi i minares 32 metërshe në Xhaminë Ali Pasha
Lexo po ashtu Ohër, ndalohet ndërtimi i minares 32 metërshe në Xhaminë Ali Pasha

Prokuroria Themelore Publike ka hapur lëndë për aktivitetet ndërtimore në xhaminë Ali Pasha, ndërsa prokuroria ka konstatuar se personi juridik nuk ka pasur leje nga Ministria për Transport dhe Lidhje. Gjykata me kërkesë të prokurorisë ka marrë vendim për ndalimin aktiviteteve punuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kalo në kategori