Arsenali dhe Bournemouthi po luajnë në Emirates në ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës Premier dhe formacioni që Mikael Arteta ka futur në fushë është historik.

Domethënë, kjo është hera e parë që nga vitit 1986, që nuk ka asnjë lojtar në 11-shen e parë të Arsenalit, i cili në një moment është trajnuar nga Arsene Wenger si lojtar .


Francezi erdhi në Arsenal më 22 janari 1986 dhe u largua në vitin 2018, dhe që atëherë, Arsenali nuk ka luajtur asnjëherë me 11-shen e parë pa një lojtar që francezi menaxhoi gjatë kohës që ishte në klub.

arteta wenger 1

Sot Arteta ka lënë në bankinë Granit Xhakën, mesfushorin shqiptar që është me klubin që nga viti 2016 dhe të cilin Wenger e solli në Emirates.

Kështu që formacioni startues nuk kishte asnjë lojtar nga epoka e famshme Wenger. /Telegrafi/

telegrafi sport app