Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi se marrëveshja e arritur në Ohër në 18 mars mes Kosovës e Serbisë është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ajo përgëzoi Qeverinë e Kosovës për seriozitetin dhe guximin e treguar, pasi sipas saj, arritja e një marrëveshjeje të tillë nuk është e lehtë.
Xhaçka tha se është shumë optimiste që me angazhimin konstruktiv e serioz të Qeverisë së Kosovës, atë të Serbisë, mbështetjen dhe monitorimin e BE dhe SHBA, veçanërisht gjatë procesit delikat të implementimit, ekzistojnë të gjithë kushtet që kjo marrëveshje të çojë me sukses drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo që dua të them, është që puna që duhet bërë deri në finalizimin e zbatimit të marrëveshjes, do të jetë komplekse, me sfida dhe do të kërkojë shumë përkushtim, seriozitet por edhe mbështetje nga partnerë e aleatë për të qenë e suksesshme. Është koha per hapa te vendosur, jo per ambiguitet. Marrëveshja dhe aneksi duhen zbatuar ne tërësinë e tyre, siç parashikon pika 2 e aneksit, jo duke zgjedhur ca dispozita dhe injoruar disa te tjera: Nuk duhet të pengohet anëtarësimi i Kosovës ne organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB, duhet te njihen dokumentet dhe simbolet kombëtare të Kosovës”, deklaroi Xhaçka.
Ministrja e Jashtme shqiptare u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të shuajë një nga vatrat e mundshme të konfliktit në rajon ndërsa do të përfitojë e gjithë Ballkani Perëndimor.
“Arritja e kësaj marrëveshjeje, normalizimi eventual i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do të shuajë një nga vatrat e mundshme të konfliktit në rajon. E padyshim, duke hapur rrugën për avancimin e të dy vendeve në procesin e integrimit evropian, do të ndikojë ndjeshëm në konsolidimin e paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Xhaçka.
Xhaçka shtoi se Shqipëria ka qenë vazhdimisht në mbështetje të dialogut si dhe ka mbështetur planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas saj, shërben si një pikënisje e mirë për dialogun.
“Ashtu siç kemi bërë në çdo moment, edhe në luftë, edhe në paqe, ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën me të gjithë mundësitë që kemi. Përpjekjet tona sot do të vazhdojnë të fokusohen tek procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tek procesi i njohjeve. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje unë pres që këto procese të bëhen deri diku më të lehta dhe rezistenca të zbehet, pavarësisht se jemi të vetëdijshëm për pengesat që mund të krijojnë gjatë këtij procesi vende si Rusia apo ndonjë vend tjetër, që nuk e mbështesin dialogun dhe arritjen e një normalizimi të plotë mes Kosovës e Serbisë”, vijoi Xhaçka.
Ministrja e Jashtme shqiptare u shpreh se falë sukseseve të diplomacisë shqiptare Shqipëria ka sot mundësi më të mëdha e më konkrete për të mbështetur Kosovën.
“Mbështetja e Kosovës është sot, siç ka qenë jetë e mot, një prioritet kombëtar. Por sot më shumë se kurrë, në kontekstin e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është një prioritet për sigurinë dhe stabilitetin e mbarë rajonit edhe më gjerë, në Evropë. Rajoni ynë, e sidomos situata si ajo që ekzistonte mes Kosovës e Serbisë apo ajo në Bosnje Hercegovinë janë në shënjestër të përpjekjeve ruse për të shkaktuar tensione e konflikt në Ballkanin Perëndimor”, tha ndër të tjera Xhaçka.
Gjatë ditës së enjte, edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se kjo e fundit ka refuzuar të nënshkruajë ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq shprehu hapur kundërshtimin për disa nene të kësaj marrëveshjeje, raporton KP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës