LAJMI I FUNDIT:

Xavi tregon se Man City bllokoi transferimin e Cancelos

Xavi tregon se Man City bllokoi transferimin e Cancelos

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka zbuluar se ata kishin një marrëveshje në janar për mbrojtësin e Manchester City, Joao Cancelo, por klubi anglez e bllokoi kalimin.

Cancelo e ka kaluar gjysmën e dytë të sezonit në formë huazimi me Bayern Munich.

Megjithatë, anësori portugez shumë lehtë mund të transferohej në Camp Nou, nëse marrëveshja të mos bllokohej nga klubi anglez.


Arritja e veçantë e Joao Cancelos, kampion në dy shtete në të njëjtin vit
Lexo po ashtu Arritja e veçantë e Joao Cancelos, kampion në dy shtete në të njëjtin vit

“Ne donim ta nënshkruanim atë në janar”, ka kujtuar fillimisht trajneri i Barcelonës.

“Ai na u ofrua dhe ne thamë po. Por, Manchester City e diskutoi dhe na tha se nuk donin që ai të vinte te Barcelona”, përfundoi Xavi.

Manchester City ulë në mënyrë drastike çmimin e Joao Cancelos
Lexo po ashtu Manchester City ulë në mënyrë drastike çmimin e Joao Cancelos

Barcelona është sërish e interesuar për Cancelo për sezonin e ardhshëm dhe çmimi i lojtarit thuhet se është ulur tashmë.

Qytetarët thuhet se tani kërkojnë vetëm 40 milionë euro për Cancelon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Përfaqësuesja e Kosovës
Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë
Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me

Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me "Siu!" përballë Ronaldos: Reagimi i portugezit i thotë të gjitha

Ndërkombëtare
Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Serie A
Kalo në kategori