Reperi amerikan, Wiz Khalifa, ka publikuar projektin më të ri "Best Life" në bashkëpunim me Sosamann.

Projekti pritet të jetë në "Khalifa Kush", albumin e ri të reperit amerikan.


Bosi i Taylor Gang i këndon në këtë projekt jetës së tij, që kryesisht zhvillohet në rrugë.

Videoklipi është xhiruar nga Sebastian Maldonado, i cili po ashtu ka xhiruar klipin "Captain".

Edhe "Best Life" edhe "Captain" do të jenë në krye të albumit të ri të Khalifas, "Khalifa Kush".

wiz 1

Wiz Khalifa është një prej reperëve më të dashur në botë.

Ai njihet për hitet e mëdha të tij "Black and Yellow", "On My Level", "Work Hard Play Hard" dhe "Paperbond". /Telegrafi/