Objektivi Juventusit, Axel Witsel, ka thënë se është marrëzi  kur dëgjon zëra se ai nuk mendon të luajë më për Zenitin. 

Ish futbollisti i Zenitit, Yuri Zeludkov tha të mërkurën se Witsel është duke luajtur keq nga inati që transferimi i tij te Juventusi dështoi.


Por mesfushori nuk vonoi shumë dhe u distancua nga këto fjalë.

“Dikush ka thënë që unë jam duke luajtur keq, sepse unë jam duke menduar për Juventusin, por a ka me të vërtetë këso njerëz që mendojnë për këto gjëra?", tha ai për Le Championnat.

“Është marrëzi madhe dhe kjo. Kohët e fundit ka parë që shumë flasin për dështimin tim pasi dua të bashkohem me Juventusin”.

“Kur unë futem në fushë, unë mendoj vetëm për Zenit”, ka thënë mesfushori. /Telegrafi/

telegrafi sport app