Williams triumfoi në Euro 2024 me Spanjën, por medaljen ia dha nënës së tij - lojtari tregon historinë emocionuese prapa gjestit të tij
20/07/2024
Nico Williams, sulmuesi anësor i Athletic Bilbaos që ka impresionuar me paraqitjet e tij për Kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Evropian, mbetet një nga emrat më lakuar në ditët e fundit. Ëilliams shënoi dy gola dhe dha një asistim, përfshirë golin kundër Anglisë në finalen e turneut.Pas finales së Euros, ai u filmua duke i vënë në qafë medaljen e artë nënës së tij Maria, dhe tani këtë lëvizje e ka shpjeguar për mediat spanjolle. Deklarata e tij u bë virale dhe gëzoi shumë fansa të futbollit në rrjetet sociale.


