Wilder: Të gjithë e duan duelin e madh ndaj Joshuas, por janë disa gjëra që duhet t'i bëjmë paraprakisht

Deontay Wilder ka lënë të kuptohet se dëshiron të ndeshet me Anthony Joshuan në të ardhmen, gjatë konfirmimit të duelit të tij me Dominic Breazeale.
Kampioni i WBC-së do ta mbrojë titullin e tij më 18 maj në Barclays Center të New Yorkut kundër Breazeale, i cili ka vetëm një humbje (nga Anthony Joshua).

Nuk ka dyshim se e gjithë bota e boksit e do meçin ndërmjet Wilderit dhe Joshuas që mund t'u sjellë përfitime mbi 100 milionë dollarë dy kampionëve të botës - ndërsa për këtë gjë është i vetëdijshëm edhe boksieri amerikan.
"Të gjithë duan ta shohin duelin e madh. Nuk ka nevojë të them se çfarë është ajo përballje, por të gjithë e dinë se çfarë është".
"Por, fillimisht, janë disa gjëra që duhet t'i bëjmë. Ai (Breazeale) është sfidues i detyrueshëm dhe nuk mund ta anashkaloj. Duhet t'i marrim duelet një nga një, prandaj shijojeni këtë", ka thënë Wilder. /Telegrafi/


















































